Transmetuar më 05-07-2017, 20:09
Publicitet

Katër persona janë arrestuar nga policia e Kosovës dhe EULEX gjatë ditës së sotme, të dyshuar si të përfshirë në vrasjen e dy zyrtarëve të UNMIK.

Po ashtu ata dyshohen dhe për tentativën e vrasjes ndaj dy zyrtarëve të tjerë, po të UNMIK në vitin 2004.

Gjykata ka lëshuar urdhër-arresti për dy persona të cilët u prangosën, ndërsa dy të tjerë janë kapur me armë pa leje por që mendohet se janë të përfshirë në ngjarje.

Dy nga të arrestuarit janë Bajram Kiqmari dhe Alban Dizari. Po gjatë së mërkurës, autoriteteve të Kosovës i’u dorëzua edhe F.Shaqiri, i cili u ekstradua nga një shtet tjetër.

Në operacionin për kapjen e të dyshuarve për vrasje u angazhuan 100 efektivë policie dhe 35 të EULEX. /a.y/noa.al

Loading...