Transmetuar më 10-07-2017, 15:42
Publicitet

Në kinemanë Cineplexx, vetëm për një ditë me datë 11 korrik do të mbahet eventi Crazy Day, ku filmat do të transmetohen me një çmim për të mos i humbur.

Të gjithë filmat do të jepen vetëm 200 lekë në 2D edhe 3D dhe pa kosto ekstra për oraret e ndryshme dhe filmat.

Këtë të martë kinemaja do të hapet në orën 11.00, në ndryshim nga zakonisht kur hapet në 14.30.

Ashtu si në gjithë vendet e rajonit ku është shtrirë rrjeti i kinemave Cineplexx, Crazy Day vjen këtë të martë edhe në Tiranë.

Blerja e biletave bëhet pranë sporteleve dhe rezervimet nuk janë të mundura për këtë ditë.

Në Cineplexx do të shfaqen filmat më të rinj si “Spider-Man: Homecoming”, “Depicable Me 3”, si dhe çdo film tjetër që po shfaqet aktualisht, të cilët do të jenë të përfshirë në ofertë.

Çmimi special vlen si për filmat në teknologjinë 2D, ashtu dhe ata në teknologjinë 3D.

Kujdes! Oferta do të jetë e vlefshme vetëm në datën 11 korrik. Në faqen zyrtare http://www.cineplexx.al gjeni më shumë detaje rreth kësaj oferte të papërsëritshme.

Loading...