Transmetuar më 15-07-2017, 15:37

Kompanitë e ndryshme të modës zgjedhin vajza të gjatë për të ekspozuar veshjet e tyre.

E megjithatë nëse jeni të shkurtra nuk duhet të mërziteni por duhet të zgjidhni veshjet e përshtatshme që ju bëjnë të dukeni mjaft mirë.

Ndiqni këshillat e mëposhtme dhe nuk do zhgenjëheni:

1-Mos vishni këpucë shumë të larta.

Mos e mendoni asnjëherë se takat e larta ju vijnë në ndihmë. Zgjdhni këpucë jo të larta pasi të tjerët do ua vënë në pah gjatësinë.

2-Tërhiqni vëmendje me një pikë të fortë në trupin tuaj.

Keni bel të hollë, gjoks me formë apo kofshë të bukura? Bëni që ato të vihen sa më shumë në pah. Do tërhiqni vëmendjen.

3- Mos dilni me çanta të mëdha.

Zgjidhni një çantë që shkon në propozion me trupin tuaj, mesatare ose të vogël. Do ngjanit keq me një çantë të madhe.

4- Zgjidhni veshje të ngushta pas trupit.

Me veshje të gjera do dukeshit e shkurtër dhe e shëndoshë. Që të dukeni bukur veshja e ngushtë ju shkon për shtat.

5- Vishni funde ose fustane me shtat të lartë.

Kjo zgjedhje do bëjë që mos të dukeni e shkurtër.