Transmetuar më 16-07-2017, 08:20

Prej kohësh Kryeministri Edi Rama zgjedh mënyra origjinale për të uruar gjithë ndjekësit e tij në rrjetet sociale, për ditë të mbarë.

Kështu ka bërë edhe këtë të diel, me pamje nga më të bukurat të bregdetit të jugut, të filmuara nga lartësia.

“Mirëmëngjes dhe ju uroj një të diel të qetë me këto pamje fantastike të Palasës, Dhërmiut dhe Gjipesë”, shkruan Rama në Facebook.

Kreu i qeverisë prej shumë kohësh i bënë promovim turizmit në vendin tonë, madje edhe vetë çdo verë pushon pikërisht në jug. /a.y/noa.al