Transmetuar më 16-07-2017, 18:15

Një ngjarje e rëndë me protagonistë shqiptarë të Kosovës ka ndodhur në Gjermani.

Një 52-vjeçar nga Kosova, qëllon me armë zjarri bashkëshorten e tij 45-vjeçare dhe të dashurin e së bijës, duke i lënë  që të dy të vdekur.

Sipas gjermanes Bild, ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës rreth orës 20:30 në Nurentingen, ndërsa autori i dyshuar do të dalë para gjykatës ditën e diel.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur pas një zenkë mes burrit dhe gruas.

Fillimisht 52-vjeçari është larguar nga shtëpia dhe është rikthyer sërish pas një kohe të shkurtër.

Në kohën që është kthyer, vajza e tij së bashku me të dashurin ndodheshin në shtëpi.

Vajza ka tentuar ta ndalojë babanë e saj në derën e shtëpisë së apartamentit ku banonin.

Më pas 52-vjeçari ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar mbi bashkëshorten dhe të dashurin e së bijës.

Motivet e kësaj ngjarjeje nuk janë bërë të qarta./a.k/noa.al/