Transmetuar më 18-07-2017, 20:38

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Kosovë.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Orllan, në magjistralen Prishtinë – Pejë.

Në këtë aksident janë përfshirë dy automjete Volksëagen Golf 4 dhe Volksëagen Golf 5.

Sipas mediave vendase, gjatë aksidentit ka pasur të plagosur por që ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Në këtë magjistrale, konkretisht në vendin e quajtur “Kroni i Mbretit”, sot është shënuar edhe një aksident tjetër i rëndë, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz.

Lajmi.net ka publikuar edhe fotot nga vendi i aksidentit./a.k/noa.al/