Transmetuar më 24-07-2017, 12:08

Një krim në familje ka ndodhur ditën e sotme në periferi të Tiranës, ku djali ka qëlluar me armë drejt prindërve të tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 11:00 të paradites, ku janë shënuar të shtëna me armë zjarri në zonën e Bathores.

Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se Mirald Metallari, 21 vjeç, ka marrë armën e shërbimit të të atit dhe ka qëlluar mbi të dy prindërit.

Për pasojë ka mbetur i vrarë i ati, Myftar Metallari, 62 vjeç, punonjës policie. Po ashtu i riu ka plagosur të ëmën, Nurie Metallari, 47 vjeçe cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

I riu u kap nga efektivët e policë gjatë kohës kur po transportonte të ëmën në spital dhe shoqërua në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan disa gëzhoja dhe një pistoletë e llojit TT model 56.

Efektivët e policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të zbardhur gjithë sa ka ndodhur. /a.y/noa.al