Transmetuar më 24-07-2017, 13:58
Roma mund t’i japë fund ndjekjes së Riyad Mahrez.
E gjithë kjo pasi po përflitet se ajo mund të rikthejë vëmendjen te Samir Nasri.
Sipas Corriere della Sera, shifra 40 milion euro që kërkon Leicester City për lojtarin e përfaqësueses algjeriane mund të detyrojë Roma-n të kërkojë alternativa të tjera, dhe një nga ato është edhe Nasri.
Ishte pikërisht ai që e mori te Sevilla nga Manchester City verën e kaluar dhe thuhet të jetë një tifoz i lojtarit, i cili u paraqit mirë me spanjollët i huazuar nga City, shkruan telesport.
Për më tepër, agjenti i lojtarit thuhet të jetë dakord me transferimin e tij te Roma dhe ka dhënë dritën jeshile edhe City nuk do shumë për t’u bindur pasi lojtari është i padëshiruar.