Transmetuar më 24-07-2017, 18:25

Është e lehtë që të përfshiheni nga humori i keq, sidomos pas një debati. Ndonjëherë ndodh që ta ndjeni veten si të rënë në një gropë të zezë, prej së cilës e keni vështirë të dilni. Por në fakt nuk është kështu.

Siç raporton sajti “Metro”, studiuesit e Universitetit të Exeter në Britaninë e Madhe zbuluan se kur ndodh një ngjarje që shkakton përkeqësim humori, duke u përqendruar në truset e ngjarjes dhe në mënyrën se si mund të kishte shkuar ndryshe, humori i keq zhduket.

Studimi i shtrirë në gjashtë javë, u zhvillua tek pacientët që vuajnë nga depresioni klinik, të cilët u ftuan të rishohin nga një tjetër këndvështrim situatën e stresit.

Studiuesi Ed Watkins, konfirmoi se nëse pacientët përqendrohen në momentin e ngjarjes emocionale, duke gjetur zgjidhje alternative, arrijnë që të mposhtin ankthin.

Sipas studiuesve muajt më të trishtë të vitit, janë janari dhe shkurti, pas festave.