Transmetuar më 24-07-2017, 19:45

Ilir Meta ka mbërritur në Presidencë ku ka takuar edhe paraardhësin e tij, Bujar Nishani. Takimi është zhvilluar në zyrën e presidentit, ku Nishani i ka dorëzuar Metës edhe zyrtarisht detyrën.

Më pas të dy, Presidenti në ikje Bujar Nishani dhe Presidenti i ri, Ilir Meta mbajtën edhe ceremoninë publike të dorëzimit të detyrës.

Më pas Presidenti Meta ka marrë fjalën e tij përpara të pranishmëve i cili në fjalën e tij ka shprehur vlerësime të larta për Nishanin.

“E vlerësoj për qetësinë dhe qëndrimin e ekuilbruar, kam pasur mundësinë të bashkëpunoj në mjaft rrethana të zhvillimeve politike. Me rëndësi të mos kursehesh të gjesh dhe eksplorar se çfarë na bashkon dhe të bësh lëshime, jam besnik i dialogut dhe konsensusit, si gjuha e vetme e suksesshme e politikës”, tha Meta.

Më tej Meta në fjalën e tij ka kërkuar që opozita të jetë më aktive. Gjithashtu, presidenti i ri ka kërkuar edhe bashkëpunimin e akademikëve për të mirën e vendit.

“Të jesh në krye të këtij shteti është më shumë se përgjegjësi para kushtetutës, është përgjegjësi para historisë së këtij populli e kombi. Përvoja politike më inkurajon që gjithnjë ja ka vlejtur për të për të bërë kompromise.

Demokracia është jetike për një vend si i ynë, që ka pasur një të shkuar totalitare. Do punoj pareshtur që shoqëria demokratike të konsolidoj vlerat. Shteti shqiptar në 105 vite të ekzistencës së tij, ka mbi vete peshën e një ekzistence të lashtë. Lavdia e përbotshme e Skënderbeut, urtësia e Ismail Qemalit, mendimi vizionar i Sami Frashrit, humanizmit i Nënë Terezës janë arsye krenarie dhe reflektimi të thellë dhe të vazhdueshëm.

Përvoja politike më inkurajon të pohoj se gjithnjë ia ka vlejtur të bësh lëshimet dhe kompromiset e nevojshme për hir të mbarësisë kombëtare. Dua të riafirmoj sërish se jam besnik i palëkundur i dialogut dhe konsensusit, si gjuha e vetme e suksesshme e politikës, si gjuha që ndërton komunikim, bashkim mes qytetarëve dhe mirëqenie. Demokracia është jetike për një vend si i yni.

Do të punoj pa reshtur që shoqëria demokratike në Shqipëri të konsolidoj vlera dhe liritë themelore si dhe të jetë vigjilente ndaj çdo cenimi të tyre. Demokracia e ka dimension jetik lirinë e medias si formë e patjetërsueshme e shprehjes së opinionit, të kritikës në anën e interesit më të mirë publik. Shoqëria civile do të ketë gjithmonë vëmendjen dhe bashkëpunimin e institucionit të Presidentit të Republikës ”, tha  ndër të tjera Meta. /b.l/noa.al/