Transmetuar më 24-07-2017, 22:11

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i ftuar në “Tonight”, të gazetares Ilva Tare, ka shpjeguar se përse ish-kryeministri Sali Berisha, ishte i pari që denoncoi rritjen e çmimit të ujit.

Pyetjes se nga e dinte Berisha që do të rritej çmimi i ujit, Veliaj i është përgjigjur:

“Sepse ne kemi filluar diskutimin në këshillin bashkiak dhe sepse Berisha është shumë në dijeni çfarë i ka bërë ujësjellësit të Tiranës. I ka lënë një gropë të zezë kur falemintoi shtetin, një vit përpara se të ikte, vajti i kërkoi Ujësjellësit të blinte 6 fishin e tregut, lanabregasin e Tiranë. Kështu që një njeri që ta ka bërë gropën e di edhe sa e thellë është gropa. Ujësjellësi i Tiranës është menaxhuar nga qeveria qendrore, kur ja transferoi bashkive në 2012  një nga hilet që bëri për të mbushur defiçitin buxhetor i kërkoi BSH të blinte sa frëngu pulën të blinte Hotel Dajtin, i kërkoi bashkisë së Tiranës të blinte sa frëngu pulën lanabregasin”, ka thënë Veliaj.