Transmetuar më 25-07-2017, 00:32

Disa imazhe të realizuara në Britaninë e Madhe kanë befasuar të gjithë për shkak të përmbajtjes së tyre.

Mediat vendase shkruajnë se në trungun e një peme është shfaqur një grua të veshur me sari të bardhë dhe me duart e kryqëzuara.

Sipas asaj që shkruhet nga Daily Mail, imazhi ka ngjashmëri me Nënë Terezën.

Fotografitë janë realizuar në trungun e një peme në qytetin e Liverpoolit.

Misionarja shqiptare u shpall shenjtore në vitin 2015 për shkak të punës bamirëse me të varfrit, kryesisht në Indi.