Transmetuar më 25-07-2017, 07:30

Që nga dita e hënë, 24 korrik, Presidenca do të jetë në duart e Ilir Metës. Ai u betua pasditen e djeshme në Kuvend dhe më tej u prit me të gjitha ceremonialet e rastit në Presidencë.

I shoqëruar nga tre fëmijët e tij, Meta mori zyrtarisht “stafetën” nga Bujar Nishani, i cili që nga dje nuk është më President.

Në fotogalerinë bashkëngjitur gjeni gjithë çfarë u pa dhe nuk u pa nga ceremonia e marrjes së detyrës së Ilir Metës, ku mund të shihni edhe të ftuarit.

Mes personave të pranishëm si të ftuar, ishte edhe e shoqja Monika Kryemadhi, e cila hoqi dorë nga të qenit Zonjë e Parë, për t’iu përkushtuar karrierës së saj politike, tashmë si kryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Por më simpatikja e të gjithëve në ceremoni, ishte vajza e Presidentit të ri, e vogla Era, e cila e veshur me të kuqe, dukej vërtetë këndshëm.

Vajza e madhe Bora, për të cilën thuhet se do të jetë dhe Zonja e Parë, u shfaq mjaft hijshëm me një fustan të zi fin dhe me taka të larta.

Mjaft elegant u duk edhe djali Besari, i cili me një kostum të kaltër njëlloj si i ati, dukej mjaft në formë. /a.y/noa.al