Transmetuar më 25-07-2017, 09:11

Vret fëmijën e saj të sapolindur dhe e gropos në kopshtin e shtëpisë. Brooke Skylar Richardson, një 18-vjeçare amerikane nga Ohio, akuzohet për vrasjen e djalit të saj të sapolindur, të cilin e groposi të gjallë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në muajin maj, por vetëm më 21 korrik u zbuluan eshtrat e foshnjës, pasi për muaj me radhë adoleshentja kishte fshehur shtatzëninë, por edhe krimin e tmerrshëm.

E përkufizuar si një vajzë e rregullt që nuk kishte përdorur kurrë alkool apo drogë, të gjithë pyesin se çfarë mund ta ketë shtyrë drejt një veprimi të tillë.

“I donte fëmijët dhe ndihmonte ata me aftësi të kufizuara, nuk do mund ta bënte kurrë një gjë të tillë”, tha avokati i saj.

Nga autopsia rezultoi se foshnja ishte varrosur e gjallë, por priten rezultate dhe hetime të mëtejshme për të provuar autorësinë e vajzës.

Nëse deklarohet fajtore ajo rrezikon 5 vite burg. Nga ana tjetër, po hetohet për të zbuluar nëse pas kësaj ngjarje fshihet dikush tjetër. /a.y/noa.al