Transmetuar më 25-07-2017, 10:15

Historitë njerëzore janë nga më të çuditshmet. E tillë është edhe e një vrasësi, i cili, për t’i shpëtuar policisë, u arratis në një kopsht zoologjik.

Ai jetoi për shumë muaj duke u ushqyer vetëm me banane, dhe duke i vjedhur ushqimin breshkave.

Vrasësi i dyfishtë Malcolm Naden u emërua si një nga meshkujt më të kërkuar të Australisë mes vitit 2005 dhe 2012 pasi vrau kushërinjtë e tij, Kristy Scholes dhe Lateesha Nolan.

Pavarësisht se u ndoq disa herë nga policia, Naden arriti të shmangë kapjen ndërsa po dilte jashtë në kopshtin zoologjik perëndimor të Dubbo-s në Neë South Ëales në vitin 2005.

Historia e pabesueshme e mbijetesës së tij brenda kopshtit zoologjik tani është thënë në një libër të ri, raporton Daily Mail.

Ish-punëtori i thertores, Naden, jetonte në mesin e 1,000 kafshëve të kopshtit zoologjik, ndërsa drejtuesve u tha se ishte i pastrehë. /k.k/noa.al/