Transmetuar më 25-07-2017, 10:34

Një punonjëse e Ujësjellësit në Pogradec është ndaluar, pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën.

Bëhet fjalë për Majlinda Balliun, 54-vjeçe, nga Pogradeci, me detyrë arkëtare në ndërmarrjen e ujësjellësit.

Ajo dyshohet se ka përvetësuar paratë e qytetarëve, të cilët kanë paguar faturat e ujit, thonë burimet e policisë vendore për Noa.al.

Ndalimi i saj u bë nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, ndërsa Gjykata e Rrethit Gjyqësor, ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Balliun.

Mbi 54-vjeçaren rëndon akuza “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” parashikuar nga neni 135 i Kodit Penal. /k.k/noa.al/