Transmetuar më 27-07-2017, 08:55
Publicitet

Një furi zjarresh me pasoja nga më të ndryshmet, ka shpërthyer 24 orët e fundit në shumë zona të vendit, duke shkaktuar veç dëmeve edhe pasiguri te banorët.

Në Tiranë, dje në mesditë në fshatin Allgjat, Ndroq, në afërsi të liqenit të Kusit, ka rënë zjarr në pyllin me pisha, por fikja e tij ishte një mision i vështirë.

Sakaq gjatë natës te Liqeni i Thatë, ka rënë zjarr në një kodër, ku janë djegur për orë të tëra, shkurre dhe pemë. NOA mësoi se atje u dërguan shërbimet dhe zjarrfikëset, por terreni i thyer dhe mjetet e mjerueshme që përdorin më së shumti zjarrfikëset, reduktojnë shumë efektivitetin dhe zgjasin kohën e shuarjes së flakëve.

Që në orët e para të ditës së djeshme dhe në vazhdim, në fshatin Qinam, njësia administrative Zallher, ka rënë zjarr, në një faqe mali. U njoftuan shërbimet e policisë dhe zjarrfikëset, por shuarja e zjarrit në mal, është në kufijtë e të pamundurës.

Sakaq, në Kashar Kodër, pranë depos së ujit, ka rënë zjarr, ku është djegur një sipërfaqe e papërcaktuar kullote dhe 30 rrënjë ullinj.

Në fshatin Kus, pranë liqenit të Purrezit, ka rënë një tjetër zjarr, ku është djegur një sipërfaqe e papërcaktuar kullote.

Edhe në Elbasan shpërthyen zjarre serioze. Në fshatin Fikas, Bradashesh, janë djegur një sipërfaqe me shkurre dhe disa rrënjë ullinj, në pronësi të vëllezërve të moshuar, S.LL dhe R.LL, banues në fshatin Bradashesh. Policia thotë se po punohet për përcaktimin e shkaqet e rënies së zjarrit.

Në fshatin Qytezë, Ersekë, ka rënë një tjetër zjarr, në një sipërfaqe kullotë dhe pyll, pronë private. Policia tha se po punohet për fikjen e zjarrit.

Në fshatin Bitinckë-Devoll, ka rënë zjarr dhe janë djegur pajisjet elektrike në banesën e shtetasit B.K. Në vendin e ngjarjes ka shkuar shërbimi zjarrfikës që ka bërë të mundur fikjen e zjarrit. Punohet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Sakaq, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec, për shtetasin M.A, 71 vjeç, banues në fshatin Lin, pasi në Qafë Thanë, duke djegur mbeturina të lokalit të tij, është djegur edhe 1 parcelë me sipërfaqe 2 dynym me shkurre e cila ishte lënë djerrë.

Po ashtu, edhe në fshatin Fitore, Devoll, ka rënë zjarr. Në kasollet e shtetasve K.T, F.T, J.Ç, A.L dhe E.L, vjeç 62, 38, 72, 50 dhe 59, banues në Fitore, është djegur baza ushqimore, 1 lopë dhe  2 dele.

Policia tha se po punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit, identifikimin dhe kapjen e autorëve. 

Në fshatin Zogas, Njësia Administrative Qendër, Skrapar, ka rënë zjarr duke djegur shkurre dhe rrezikuar banesat. Policia lokale tha se nuk hyjnë mjetet e zjarrfikëseve, dhe apeloi që të shkojë ndihmë nga ajri.

Edhe në fshatin Kuç Njësia Administrative Gjerbës, po digjen pisha dhe shkurre, por nuk ka rrezik për banesa.Image may contain: mountain, sky, cloud, nature and outdoorGjithashtu ka rënë zjarr te ish kombinati tekstileve, Berat, tek një firmë fasone, ku janë njoftuar shërbimet zjarrfikëse dhe shërbimet e policisë.

Kurse në Uznovë Berat, në “Poçallas”, ka rënë zjarr, duke djegur shkurre e pemë frutore fiq.

Në lagjen “Metaj”, në fshatin Belishovë, Fier, ka rënë zjarr dhe po digjen shkurre dhe ullinj e po rrezikohen banesat. Në vendngjarje ka shkuar zjarrfikësja dhe punonjësit e policisë. Punohet për shuarjen e zjarrit.

Ndërkohë, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier dhe punohet për kapjen e shtetasit B.Z, 47 vjeç, banues në fshatin Metaj, Libofshë, pasi dyshohet se më datë 23.07.2017, ka djegur 6 dynum tërshërë dhe 30 rrënjë pemë frutore të shtetasit M.L 66 vjeç, banues në fshatin Libofshë.

Në fshatin Kasnicë, Patos, ka rënë zjarr në ullinj dhe shkurre dhe janë djegur 50 rrënjë dru frutorë ullinj dhe qershi.

Në fshatin Vajkan Fier, ka rënë zjarr në një sipërfaqe të mbjellë me ullinj, hardhi dhe pemë frutore.

Në lagjen “Tushaj”, në fshatin Sevaster, bashkia Selenicë, ka rënë zjarr, rrezikohen dhe banesa.

Në fshatit Dukat Fshat, ka rënë një zjarr, po digjen shkurre po ka rrezik që zjarri t’u afrohet banesave. Kanë shkuar shërbimet e rendit dhe reparti zjarrfikës. Punohet për fikjen e zjarrit.

Ndërsa mbi fshatin Bolenë, Vranisht, bashkia Himarë, në faqe të malit, ka rënë zjarr dhe po digjen kullota e shkurre. /noa.al/Image may contain: mountain, sky, outdoor and nature

Loading...