Transmetuar më 30-07-2017, 19:34

Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen ka ndodhur gjatë pasdites së sotme në Maqedoni.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur në autostradën Kërçovë-Ohër, konkretisht afër fshatit Kolari.

TetovaSot, shkruan se nga përplasja ballore e dy veturave kanë mbetur të plagosur 8 persona.

Pas aksidentit në vendngjarje ka mbërritur ambulanca që ka bërë të mundur dërgimin e të lënduarve në Spitalin e Kërçovës.

Mësohet se 4 nga të plagosurit janë shqiptarë të Kosovës, ndërsa katër të tjerë janë nga Shkupi.

Njëri nga shqiptarët e Kosovës ka pësuar dëmtim të rëndë me fraktura në të dyja këmbët, të tjerët me fraktura në duar dhe me lëndime të rënda.

Policia e cila mbërriti në vendin e ngjarjes po punon për shkaqet e aksidentit të rëndë./noa.al/