Transmetuar më 30-07-2017, 20:56

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur gjatë pasdites së sotme në Kosovë.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Gërlicë-Viti, konkretisht në fshatin Begracë.

Në këtë aksident janë përfshirë dy automjete, ku kanë mbetur të plagosur edhe dy persona.

Zëri shkruan se drejtuesi i automjetit tip “Audi” ka pësuar lëndime të rënda si dhe një vajzë e cila ishte e ulur mbrapa në veturën tjetër të tipit “Ford”.

Sipas dëshmitarëve aksidenti ka ardhur për shkak se automjeti tip “Ford”, ka bërë parakalim ndërsa mjeti tip “Audi”, ishte duke lëvizur në drejtimin e vet./noa.al/