Transmetuar më 31-07-2017, 15:33

Ekzekutim i mistershëm ai që ndodhi në qytetin metropolitan turk, Stamboll, ku mbeti i vrarë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë.

Ngjarja ndodhi në Silivri të Stambollit, Hakan Caliskan u gjet i vdekur në zyrën e tij në ndërtesën e administratës së policisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Autoritetet policore lokale thanë se trupi i të ndjerit Hakan Caliskan u gjet nga punonjësit e policisë sot herët në mëngjes.

Mësohet se viktima kishte plagë në kokë të cilat janë shkaktuar nga të shtënat me armë zjarri.

Policia tha se ka nisur hetimet për vrasjen e kreut të tyre. /noa.al/