Transmetuar më 31-07-2017, 23:07
Publicitet

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Kosovë.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur në orët e mbrëmjes së sotme, në autostradën Prishtinë-Prizren.

Klan Kosova, e cila citon burime policore, shkruan se aksidenti ka ndodhur pas përplasjes së dy automjeteve, konkretisht në kilometrin e 47 të autostradës, në ardhje nga Prizreni.

Policia vendase ka nisur hetimet në lidhje me shkaqet e aksidentit./a.k/noa.al/

Loading...