Transmetuar më 03-08-2017, 19:10

Më datë 21 gusht bota do të përjetojë një fenomen qiellor ku bëhet fjalë për një eklips që do të mbulojë tërësisht diellin.

Ky eklips ndodh për herë të parë që nga viti 1918.

Hëna do të zhvendoset pas Diellit dhe sipërfaqja e Tokës do të zhytet në hije të plotë për disa minuta.

Eklipsi do të mund të shihet në të gjitha shtetet e botës, por më i dukshëm do të jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa besohet se do të zgjasë 1 orë e 40 minuta.

Sipas teorive konspirative mendohet se kjo datë do të shënojë nisjen e një apokalipsi dhe fundin e botës, duke sjellë kështu një shkatërrim 7-vjeçar.