Transmetuar më 04-08-2017, 10:19

Informacionet rreth modeleve të reja të iPhone janë bërë të pashmangshme për Apple. Madje në disa raste kompania amerikane edhe i ka konfirmuar ato.

Më herët flitej për trupin pa kornizë në pjesën e përparme të telefonit, ndërsa tani ka një rrjedhje të dytë të informacionit.

Rrjedhja e dytë e sotme vjen nga softueri i hershëm i Apple, HomePod duket të konfirmojë se teknologjia 3D e ballafaqimit-skanimit është me të vërtetë duke ardhur në iPhone 8.

Zhvilluesi Troughton-Smith thotë se informacioni i erdhi përmes kodit dhe se i njëjti tregon një hapje infra të kuqe, dhe i takon diçkaje të re të quajtur ‘BiometricKit’.

Ç’aktivizimi përmes fytyrës në 3D është një mënyrë e re për të anashkaluar lockscreenin tuaj të iPhone dhe për të përdorur Apple Pay, por a do të zëvendësohet ose Apple do të përfshijë gjithashtu TouchID nën ekran?

Ne do të duhet të presim deri në datën e nisjes së iPhone 8, të cilën ne ende dyshojmë se do të jetë në shtator. Përveç nëse natyrisht, Apple nxjerr në pah më shumë surpriza të veta.