Transmetuar më 08-08-2017, 13:30

Prezantohet ecuria e projektit “Green Coast Luxury Resort” në plazhin e Palasës. Menaxherja e projektit, Jonida Buda, nën mikrofonin e Eni Shehut, prezanton ecurinë dhe funksionalitetin e projektit “Green Coast Luxury Resort”.

Buda shpjegon se projekti merr emrin resort për shkak të gjithë shërbimeve që ofron, ku fokusi kryesor është pjesa rezidenciale.

Ajo shpjegon se resorti është në përputhje me natyrën dhe materialet që ka zona.

Më tej tregon se porta kryesore do jetë e gjelbëruar nga një gjelbërim që nuk ka nevojë për mirëmbajtje.

Interesi për vilat, sipas Budës ka qenë shumë i lartë, duke shtuar se vlera e shitjeve tashmë është më e ulët nga sa mund të jenë pas 2-3 vitesh.

Për më tepër ndiqni videon në vijimësi.