Transmetuar më 10-08-2017, 11:45
Publicitet

Instagram vjen me risi. Bëhet fjalë për videot direkte të cilat mund të bëhen bashkë me pjesëmarrjen e miqve.

Ndonëse aktualisht ky opsion është në fazë testimi, në muajt e ardhshëm pritet të jetë në përdorim në nivel botëror.

Është kjo ajo që komunikohet zyrtarisht nga kompania, ku thuhet se në të mund të shfaqen disa miq njëherësh.

Mjafton të preket ikona e re poshtë djathtas dhe “Add” (shto) për të ftuar persona mes spektatorëve.

Në momentin që miku pranon, ekrani do ndahet më dysh dhe ndjekësit mund të komentojnë po njësoj. Po ashtu, mund të hiqet dhe personi i zgjedhur dhe të shtohet dikush tjetër.

Pas kësaj video mund të publikohet në Storie në fund të transmetimit ose mund të zgjidhni “fshi” për të mos e bërë më të dukshme. /a.y/noa.al

Loading...