Transmetuar më 11-08-2017, 08:40

Kryeministri Edi Rama, në vijim të promovimit të turizmit në Shqipëri, mëngjesin e sotëm është ndalur tek Berati.

Ai ka publikuar një shkrim të britanikes “Telegraph”, ku renditen 30 vendet me bukuritë më të mëdha në Europë.

“Mirëmëngjes dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë artikull të një prej mediave më të mëdha britanike, që e ka renditur Beratin të dytin në listën e 30 qyteteve më të bukura në Europë duke veçuar se: “Mangalem, lagjia e vjetër e qytetit të Beratit, ndodhet në brigjet e lumit Osum dhe është një Trashëgimi Botërore e Unesco-s”.

Më tej shton se në kohët mesjetare Berati ishte një qytet kufitar i Perandorisë Bizantine, siç dëshmon dhe kalaja e tij.

Gjatë gjithë verës në profilin e tij në Facebook, kreu i qeverisë ka publikuar fotografi dhe shkrime promovuese për turizmin shqiptar nga veriu në jug. /a.y/noa.al