Transmetuar më 11-08-2017, 13:02

Tre qytete duke nisur nga muaji shtator do të përfshihen në një projekt pilot që ka të bëjë me taksimin e shtëpive.

Ky projekt do të shtrihet në Tiranë, Fier dhe Korçë, ku qeveria do të taksojë shtëpitë në bazë të një vlerësimi paraprak të vlerës së tregut.

Më konkretisht në Tiranë, qytetarët do të paguajnë 15 lekë për metër katror për apartamentet e ndërtuara para vitit 1993 dhe 30 lekë për metër katror për apartamentet e ndërtuara pas vitit 1993.

Ndërkohë në qytetin e Korçës taksa do jetë 10 lekë për metër katrorë dhe në Fier 12 lekë.

Ky taksim sipas qeverisë shqiptare, vjen me kërkesë të Bashkimit Europian për të konsoliduar bazën e të ardhurave përmes tatimit.