Transmetuar më 14-08-2017, 15:16
Publicitet

Nuk janë të pakta femrat që kanë probleme me ciklin e tyre menstrual, ku ndodh që të kalojnë edhe dy muaj pa u ardhur menstruacionet.

Por nëse shpesh bëhet fjalë për çrregullime hormonale, ka disa ushqime të cilat duhen shmangur sa më shumë, në mënyrë që të ketë një normalitet të ciklit.

Mes tyre duhet shmangur në maksimum mishi i kuq, vezët, peshku i detit, patatet, domatet, djathi, kripa e tepërt, sallami, ëmbëlsirat dhe pijet alkoolike.

Këto këshilla janë për çrregullimet e lehta, pasi natyrisht që kur rastet janë problematike, zgjidhja është mjeku.

Ndërkohë ka edhe disa ushqime që ndihmojnë për të rregulluar ciklin, ku këshillohen sa më shumë vitamina, minerale dhe karbohidrate, shkruan noa.al.

Lulelakra, finoku, jeshillëqet, bishtajat dhe majdanozi, këshillohen të konsumohen sa më shpesh, pasi ndikojnë për të pasur një cikël më të rregullt dhe pa ju kaluar data. /a.y/noa.al