Transmetuar më 16-08-2017, 10:11
Publicitet

Masakrohet me leva hekuri drejtori i burgjeve të Kosovës. Sokol Zogaj është rrahur egërsisht në orët e para të mëngjesit të sotëm nga persona të paidentifikuar.

Si pasojë e dhunës së ushtruar Zogaj ka pësuar dëmtime serioze në kokë, por fatmirësisht nga ndihma e marrë në spitalin e Prishtinës, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Aktualisht po bëhen kontrolle të mëtejshme për të zbuluar nëse ka dëmtime më të thella.

Policia bën me dije se sot, rreth orës 07:00 të mëngjesit duke dalë nga banesa e tij në Prishtinë, nga persona të panjohur është sulmuar brutalisht Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj.

Mësohet se fillimisht nëpërmjet dhunës ata e kanë mënjanuar deri pranë një bodrumi, ku kanë ushtruar dhunën e egër ndaj tij.

Hetimet janë në vijimësi për identifikimin e autorëve të kësaj ngjarje si dhe për zbardhjen e motivit, ku dyshimet kryesore bien mbi detyrën që mbante i dhunuari. /a.y/noa.al

Loading...