Transmetuar më 16-08-2017, 12:32

Pretenduam se ishim "të duruar", por në fakt nuk paskemi qënë të tillë gjatë pritjes për çdo konfirmim të mundshëm në lidhje me iPhone 8 dhe mesa duket tashmë mund të  kemi arritur dritën në fund të tunelit.

Sipas shkrimtarit të seksionit të teknologjisë së Forbes Gordon Kelly, i cili ka mundësuar pamje  CAD për produktin falë punës së tij me projektuesin e  Nodus, pamja e telefonit është konfirmuar.

Po bien këmbanat.

Përfundimet e Kelly tregojnë se telefoni me parametra 5.8 inç do të eliminojë "kufijtë e zhurmshëm", do të përfshijë një aparat fotografik frontal dhe do të zëvendësojë kamerën e pasme të dyfishtë të rradhës të iPhone 7 me një  tjetër vertikalisht të përafërt.

Nëse teknologjia nuk është pika juaj e fortë,  këto zbulime, në terma të thjeshta, "konfirmojnë" se për lançimin e produktit të përvjetorit të 10-të do t’ja vlejë pritja.