Transmetuar më 19-08-2017, 21:24

Pritja, mori fund. Nokia 8, më së fundi i është prezantuar publikut të gjerë. Nga studimet e YouTube në Londër, Nokia dhe HDM Global, kanë shfaqur një ndër smartphone-t më të shumëpritur të këtij viti.

Disa nga karakteristikat e Nokia 8 i kemi lexuar në thashethemet e shumta që kanë qarkulluar në web ditët e mëparshme. Por kompania finlandeze është treguar e zonja të mbante të fshehura disa nga funksionet unike në llojin e tyre.

Po flasim për dy kamera në pjesën e pasme në bashkëpunim me Carl Zeiss; për modalitetin Bothie, që do t’ju lejojë të shkrepni foto dhe të regjistroni video që përdorin në të njëjtën kohë kamerën e përparme dhe atë të pasme dhe për audion 3D OZO 360° që do t’i bëjë edhe më tërheqëse videot me rezolucion 4K.

Specifikat teknike të Nokia 8

Nokia 8 është një smartphone i menduar për content creator, ose ndryshe për të gjithë ata që e përdorin smartphone jo vetëm për të chat-uar dhe për të kryer telefonata, por edhe për të shkrepur foto dhe për të regjistruar video. Nokia 8 dhe flagship i kompanisë finlandeze më së fundi mund të sfidojnë në të njëjtin plan Samsung, Apple, LG dhe Huawei.

Nokia ka sistem operativ Android Pure, procesor Snapdragon 835, i suportuar nga 4GB RAM dhe 64 GB memorie e brendshme, e cila mund të zgjerohet deri në 256 GB me një skedë microSD. Bateria e telefonit finlandez është 3090mAh dhe suporton teknologjinë Quick Charge 3, shkruan Monitor.al.  Ekrani është 5,3 inç. Smartphone ka Certifikatë IP54,

U reziston pikave të ujit, por nuk mund të futet në ujë. Sa i përket design, ka një trashësi prej 4,6 mm në skaje dhe 7,3 mm në pjesën qendrore.

Karakteristikat unike të Nokia 8

Nokia 8 karakterizohet nga tre funksione unike: dy kamera në pjesën e pasme të realizuar nga kompania gjermane Carl Zeiss, modalitetin Bothie dhe audio 3D OZO 360°.

Nokia 8 do të ketë tre sensorë 13 Megapiksel; dy në anën e pasme dhe një në anën e përparme. Dy kamerat në pjesën e pasme janë realizuar në bashkëpunim me kompaninë Carl Zeiss dhe përdorin një sensor monokromatik dhe një RGB me hapje f/2.0.

Kontrasti i fotove përmirësohet falë teknologjisë inovative Image Fusion Technology.

Ndërsa funksioni Bothie u jep mundësinë përdoruesve të bëjnë video drejtpërdrejt në YouTube, Facebook dhe Instagram, duke përdorur Dual-Sight.

Sa i përket sektorit audio, është e pranishme teknologjia 3D OZO a 360° që i bën edhe më tërheqëse videot me rezolucion 4K.

Aksesorë Nokia 8

Nokia 8 do të vijë në treg edhe me aksesorë të rinj ekskluzivisht. Pajisja mund të përdoret me kufje wireless Nokia Active. Për ta mbrojtur nga gërvishtjet dhe goditjet, në treg do të dalin edhe kapakë mbrojtës.

Çmimi dhe data e daljes së Nokia 8

Nokia 8 do të hidhet në treg në gjysmën e parë të shtatorit dhe do të kushtojë 599 euro. Por ndërkohë ju mund ta porosisni online në faqen zyrtare të kompanisë. Do të jetë i disponueshëm në katër ngjyra.