Transmetuar më 20-08-2017, 15:32

Ai është një prej aktorëve më të talentuar shqiptarë. Bëhet fjalë për Amos Zaharia, djali i aktores së njohur Yllka Mujo dhe vëllai i princeshës Elia Zaharia, i cili ka treguar një incident të pakëndshëm që i kandodhur në kufirin grek.

Amos ka shkruar në facebook se autoritetet greke ja kishin hedhur pasaportën si të ishte letër higjenike.

Ai akuzon fqinjët duke i quajtur bukshkalë, dhe duket që është mjaft i revoltuar.

‘Sapo kalova kurin e këtyre "evropianeve" grek. Ma morën pasaportën dhe ma hodhën si të ishte letër e përdorur higjienike. Hajde shpenzo para te këta bukshkalë të pafytyrë.

Rrofshim ne për shtetin që kemi dhe bravo i qoftë këtij populli grek që i lakmojnë veç prapanicën njëri-tjetrit. Ptu", shkruan Zaharia. /k.k/noa.al/