Transmetuar më 21-08-2017, 23:20
Publicitet

Ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ndërroi jetë gjatë ditës së sotme në Turqi pas një sëmundjeje të rëndë.

Personalitete të njohura të politikës shqiptare i kanë shprehur ngushëllime familjarëve të tij.

Ndërkaq dita e nesërme është shpallur ditë zie në Kosovë.

Këtë gjë e bëri të ditur presidenti aktual i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili nëpërmjet një postimi në Facebook, ka shprehur ngushëllimet e tij ndaj familjarëve të Bajram Rexhepit.

Postimi i plotë i Hashim Thaçit:

"Në nderim të ish kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi, që ndërroi sot jetë në Turqi, pas një sëmundje të rëndë, të martën, 22 gushtin, e kam shpallur ditë zie në Kosovë.

Flamuri ngrihet në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.

Si një mik i vjetër i Bajramit, edhe njëherë ndaj dhembjen me familjen, bashkëpunëtorët dhe qytetarët e Kosovës. HTH"./a.k/noa.al/

Loading...