Transmetuar më 22-08-2017, 10:33

Pas publikimit të një videoje, ku u shfaq teksa kryente marrëdhënie seksuale me një burrë, një Peshkop ortodoks në Rumani është shkarkuar.

Bëhet fjalë për Cornelius Barladeanu, i cili ishte person me ndikim në një kishë ultra-vëzhguese, që kundërshtonte fuqimisht të drejtat e popullatës LGBT, dhe loboi kundër heqjes së ligjit të vitit 2001 që inkriminonte homoseksualitetin.

Në një video me cilësi jo edhe aq të pastër, shihen dy burra duke u puthur dhe duke bërë seks oral.

Përkundër pohimeve se ai është i pafajshëm, peshkopi  u shkarkua dhe kisha tha se kishte marrë një vendim të tillë për paqen dhe Kishën e mirë.

Sinodi i Shenjtë thirri një seancë urgjente për të diskutuar këtë skandal, ndërsa Barladeanu do të mbetet në kishë si një murg.

Ky është skandali i dytë në Kishë në vetëm pak javë, pasi një tjetër prift u dëbua për skandal seksual. /k.k/noa.al/