Transmetuar më 31-08-2017, 21:42

Nga Mentor Kikika

Dinosaurët kanë qenë përbindëshat më të rrezikshëm që kanë jetuar në tokë. Mund të ketë patur edhe më të mëdhenj vrasës sesa ata më herët, por shkenca nuk e ka provuar. Me zhdukjen e tyre, token filluan ta sundojnë të tjera kafshë grabtiqare, ndërsa sot si egërsirat më të rrezikshme konsiderohen luani, tigri, peshkaqeni, hipopotami, krokodili etj. Dhe këto vlerësime i mbën njeriu, qenia më inteligjente në planet.

Por unë mendoj se njeriu është specia më e rrezikshme në planet, është gjallesa më e eger, më përbindëshe, sado inteligjente të jetë, është vrasësi më i kobshëm. Kafshët grabitqare e vrasin njëra- tjetrën sepse i duhet ushqim për të mbijetuar, por njerëzit e hanë njëri-tjetrin edhe sepse nuk besojnë në të njëjtin Zot, sepse nuk kanë të njëjtën ngjyrë lëkure apo nuk flasin të nëjtën gjuhë.

Ajo që po ndodh në Burma, me masakrat ndaj myslimanëve, është barbaria më e tmerrshme që ka njohur historia moderne e njerëzimit. Dhe drejtohet nga një kryeministre, që jetoi disa vite në burg për shkak se ishte kundërshtare e juntës ushtarake. Një grua që mori vëmendjen e politikës amerikane e britanike, u nderua me cmimin nobel për paqen duke u konsideruar si demokrate. Pra, kjo sot ka lëshuar ushtrinë e po ha mbi 1 milion njerëz që besojnë në një tjetër zot.

Qëndrimet e autorit janë personale, nuk paraqesin vijën editoriale të NOA.al