Transmetuar më 01-09-2017, 12:23
Publicitet

Presidenti Ilir Meta zhvilloi një vizitë në selinë e Komuniteti Mysliman Shqiptar në Tiranë me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Gjatë kësaj vizite Presidenti Meta u prit nga kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Skënder Bruçaj, të cilit i përcolli urimet më të përzemërta për këtë ditë të shenjtë. Gjithashtu, Meta ishte për vizitë edhe në Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve ku u prit nga kryegjyshi Baba Edmond Brahimaj.

Pas vizitave, Presidenti Meta dha edhe një prononcim për mediat, ku uroi besimtarët myslimanë dhe të gjithë shqiptarët për më shumë paqe, lumturi dhe begati.

“Në këtë ditë të shenjtë dua të uroj të gjithë besimtarët mysliman, por edhe të gjithë qytetarët për sakrificat e tyre. Uroj që kjo ditë ripërtëritje besimi të ndihmojë për të çliruar shpirtrat nga brengat dhe vështirësitë e përditshme dhe njëkohësisht të japi më shumë forcë edhe besim për të ardhmen. Në këtë ditë sakrificash hyjnore dhe tokësore do të urojë për të gjithë shoqërinë tonë dhe për të gjithë familjet tona më shumë paqe, mirëqenie, harmoni, dhe mbi të gjitha, dashuri për njeriun dhe për njëri tjetrin”, tha Presidenti Meta. /a.y/noa.al

Loading...