Transmetuar më 02-09-2017, 16:05
Publicitet

Të shtëna me armë zjarri me pasojë plagosjen janë regjistruar gjatë ditës së sotme në Kosovë.

Mësohe se ngjarja ka ndodhur në Suharekë ku një person është qëlluar me armë zjarri, dhe si pasojë ka mbetur i lënduar.

Mediat vendase të cilët i referohen policisë, shkruajnë se një person mashkull ka qëlluar me armë zjarri një tjetër person, identitetet e të cilëve ende nuk dihen.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshjeje mes tyre.

I plagosuri është dërguar në spital ku edhe ka marrë trajti mjekësor.

Ndërkaq polciai po heton rastin dhe ka nisur punën për kapjen e të dyshuarit./a.k/noa.al/