Transmetuar më 03-09-2017, 15:25

Kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë pjesën më të madhe të territorit deri në orët e mesditës.

Pasditja do të vijojë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare në Veri dhe zonat malore ndërsa kthjellimet dominojnë pjesën më të madhe të territorit shqiptar.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në vlerat termike të mëngjesit ndërsa mesdita nuk pritet të sjellë ndryshime të ndjeshme të temperaturave në vend.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi deri 32 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Europa

Europa Verilindore dhe vendet e Balltikut paraqiten me vranësira dhe shira të konsiderueshëm.

Po ashtu, një sistem vranësirash do të vendoset mbi Mesdheun Perëndimor duke bërë që ishujt e Majorkes, Sardenjes dhe Korsikës të dominohen nga shira dhe stuhi afatshkurtra të erës.

Por moti kryesisht i kthjellët karakterizon pjesën më të madhe të Europës, më dominante kthjellimet paraqiten në Juglindje dhe Qendër të Europës. /b.l/noa.al/