Transmetuar më 04-09-2017, 10:23
Publicitet

Parandalohet një vrasje, ku një person ka mbetur i plagosur. Konflikti ka ndodhur në fshatin Pilur të Himarës, midis dy bashkëfshatarëve, ku efektivët e policisë Himarë kanë shkuar në vendngjarje duke parandaluar konfliktin i cili mund të përshkallëzohej deri në vrasje.

Uniformat blu kanë konstatuar 72-vjeçarin Jani Kreku i cili pas një konflikti për motive të dobëta ka kanosur si edhe ka goditur me thikë, në tentativë për ta vrarë shtetasin V.L., 57 vjeç, i cili aktualisht gjendet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana e uniformave blu u bë arrestimi i Jani Kreku, 72 vjeç, banues në Pilur, Vlorë.

Noa.al mëson se gjithçka ka ndodhur pas një konflikti për pulat gjatë së dielës, ku Kreku akuzonte 57-vjeçarin se qeni i tij i kishte ngrënë një pulë.

“Pse e lë qenin lëshuar, më hëngri pulën”, ka thënë Kreku duke nisur nga aty një sherr i ashpër, i cili mund të përmbyllej tragjikisht, nëse uniformat blu nuk do kishin ndërhyrë menjëherë.

Ndaj të dyshuarit materialet iu referuan Prokurorisë së Vlorës për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. /a.y/noa.al

Loading...