Transmetuar më 04-09-2017, 15:10

Kthjellimet dominojnë kushtet e motit në të gjithë vendin deri në mesditë kur në zonat veriore do të zhvillohen vranësira duke rrezikuar shira të përkohshëm.

Pasditja do të vijojë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa me vranësira dhe shira do të paraqitet moti për zonat malore lindore.

Sipas MeteoAlb, në mbrëmje dhe gjatë natës i gjithë vendi do të jetë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta.

Temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime të dukshme duke ruajtur të njëjtat vlera të tyre konstante. Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim 2- 3 ballë.

Europa

Pjesa më e madhe e Europës paraqitet me mot të kthjellët, kthjellimet dominojnë kryesisht Europën Lindore dhe Juglindore ndërsa kthjellime dhe vranësira kalimtare do të ketë pjesërisht Europa Qendrore.

Ndërsa, gjithë bregu perëndimor i Europës mbetet me vranësira dhe rrebeshe shiu por shira të pakët do të ketë një pjesë e Europës Qendrore. /b.l/noa.al/