Transmetuar më 04-09-2017, 15:30
Publicitet

Një grua në Tiranë, ka përjetuar prej disa kohësh në mënyrë të vazhdueshme mankth dhe frikë, për shkak të përndjekjes nga një burrë.

E dëmtuara E.K., 36 vjeçe banuese në Tiranë, gjatë ditës së djeshme i’u drejtua policisë për denoncim, për shkak se ndihej e rrezikuar.

Gjatë së dielës, u arrestua në flagrancë shtetasi me inicialet M.B., 49 vjeç, banues në Tiranë.

Kjo pasi prej disa kohësh në Tiranë, ai ka përndjekur në vazhdimësi 36-vjeçaren në momente të ndryshme të ditës.

Ishte denoncimi i gruas në polici, ku deklaroi se 49 vjeçari kërkonte me insistim të lidheshin bashkë dhe pas refuzimit të saj kishte nisur ta përndiqte, madje edhe ta kërcënonte.

Materialet lidhur me rastin në fjalë i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Përndjekja”. /b.l.noa.al/