Transmetuar më 04-09-2017, 16:48

Jo vetëm tragetë luksi, me standardet më të larta të mjeteve lundruese të pasagjerëve në Europë, por edhe çmimet më të mira në treg.

Këtë “kartë” po “luan” Ventouris Ferries, kompania më e madhe e udhëtimeve detare, duke “rrëmbyer” kështu zemrat e plot klientëve të rinj dhe të vjetër të saj. Me promocionin e ri “Luaj hershëm”, nga Bari në Durrës ose nga Durrësi në Bari, mjaftojnë vetëm 28 euro për të udhëtuar duke pasur në dispozicion dhomë me shtratin tënd, në anijet “Ventouris Ferries”, ndër më të mirat që lundrojnë në Adriatik. 

E nëse ke edhe makinën, mos u tremb se do të kushtojë shumë, sepse mjafton të shtosh edhe tre euro më shumë se vlera e biletës tënde, për ta marrë me vete.

NOA u interesua pranë zyrave të Ventouris Ferries në Durrës dhe mori informacionin e mëposhtëm të detajuar, për të qenë sa më i qartë për të interesuarit, disa prej të cilëve kanë kërkuar të dhëna përmes rrugëve të komunikimit të redaksisë sonë.

Nëse prenoton biletën tënde tani, për të udhëtuar nga Bari i Italisë në Durrës, apo nga Durrësi në Bari, për lundrime nga 1 tetori i këtij viti dhe deri në 31 janar 2018, ti përfiton nga tarifat speciale dhe paguan vetëm 25.5 euro për Ponte, 26 euro për Poltronë, 28 euro për shtrat dhe 31 euro për makinën.

Për shembull, dy persona të rritur në një kabinë (dhomë) + makina, kushtojnë vetëm 87 euro.

E nëse jeni dy të rritur dhe keni jo vetëm makinën më vete por edhe dy fëmijë në kabinë, paguani gjithsej, 143 euro.

Çmimet në ofertë janë për një kohë të kufizuar, ndaj ç’prisni, prenotoni tani duke klikuar këtu. /noa.al/