Transmetuar më 06-09-2017, 13:44

Apple dërgoi ditën e sotme ftesat e evenimentit tradicional të shtatorit i cili do të mbahet në datën 12 të këtij muaji. Gjatë aktivitetit pritet prezantimi i iPhone të ardhshëm shoqëruar nga përditësime të Apple Watch, Apple TV dhe iOS.

Pas muaj spekulime rreth tre modeleve iPhone, më 12 shtator Apple do ti japë fund kësaj sage. Raporti më i fundit që vjen nga Bloomberg flet për një ekran OLED, kamër 3D që skanon fytyrën dhe eliminimin e butonit të vetëm fizik të iPhone.

Krahas iPhone 7S dhe 7S Plus, kompania do të prezantojë një iPhone me ekran pa skaje i cili quhet iPhone 8. Filloni më mirë të kurseni nëse dëshironi një iPhone të ri, pasi modeli i ardhshëm që do të lëshohet mund të kushtojë mbi 1,000 dollarë.

Gazetari i teknologjisë Benjamin Geskin ka publikuar një listë të çmimeve të telefonit të ri përpara se Apple i ri të dalë në treg.

Sipas burimit të tij, modeli më i lirë, 64GB, fillon me 999 dollarë me çmime në rritje deri në $ 1199 deri në 512GB. Me një konvertim të drejtpërdrejtë, kjo mund të nënkuptojë që një version në Mbretërinë e Bashkuar të ketë çmime në £ 925.

Çmimi amerikan i listuar gjithashtu nuk përfshin taksën e shitjes, kështu që kostoja e vërtetë për konsumatorët do të jetë edhe më e lartë.