Transmetuar më 06-09-2017, 15:02

Gjithë territori mbetet në kushtet e motit të kthjellët deri në mesditë kur shfaqen vranësira kalimtare në zonat malore veriore – verilindore.

Pasditja dhe mbrëmja do të vijojnë nën ndikimin e kthjellimeve në ultësirën perëndimore dhe zonat jugore, ndërsa në ekstremin verior dhe zonat verilindore do të ketë ende vranësira.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në vlerat e mëngjesit dhe të mesditës kur pritet që maksimumi në rang vendi të ngjitet në 31°C.

Era do fryjë mesatare por deri e fortë pas mesditës me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi verior-veriperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 2 – 3 ballë.

Europa

Përsa i përket Europës: Pjesa më e madhe e kontinentit do të jetë në ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë dominante. Më të dukshme në Europën qendrore dhe rajonin e balltikut.

Ndërsa, gadishulli Iberik si edhe Europa juglindore paraqiten me mot të kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare. /b.l/noa.al/