Transmetuar më 07-09-2017, 20:53
Publicitet

Shkrimtari i mirënjohur shqiptar, Ismail Kadare, ka dhënë disa intervista për emisionin Opinion dhe përmes tyre ai ka bërë disa deklarata të bujshme.

Një ndër to ishte ajo e gjashtë viteve më parë që tha se do të heqë dorë përgjithmonë nga letërsia artistike.

Edhe ajo e vitit 1997, ku shkrimtari u shpreh se kishte hequr dorë nga shkrimi i poezive.

Mirëpo, deklarata që ka mbetur gjatë në memorien e lexuesve dhe admiruesve të shkrimtarit, por edhe kritikëve apo armiqve të tij është ajo, që vetë shkrimtari tha në emisionin Opinion, se nuk ka qenë një shkrimtar disident.

Përkundrazi, ai, as nuk ka pretenduar të jetë i tillë ndonjëherë. 

Kadare në disa intervista për Opinion është ndalur në shumë aspekte të jetës së tij dhe jo vetëm, ka trajtuar me qetësinë e një shkrimtari dhe një vrojtuesi të imët të çdo poreje të trupit shoqëror, ka kritikuar, analizuar dhe hera-herës edhe heshtur.  

Loading...