Transmetuar më 08-09-2017, 14:42
Publicitet

Presidenti Ilir Meta priti sot në një takim Ali Ahmetin, kryetar i Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim në Maqedoni.

Presidenti Meta vlerësoi kontributin e BDI-së në interes të stabilitetit të Maqedonisë dhe përparimin e axhendës së saj evropiane.

Presidenti u ndal në rëndësinë e zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit për respektimin e të drejtave të shqiptareve në Maqedoni.

Po ashtu nënvizoi rëndësinë e kësaj marrëveshje për përmirësimin e  klimës së besimit të ndërsjellë mes shqiptarëve dhe maqedonasve në interes të integrimit euro-atlantik të vendit.

Presidenti Meta shprehu angazhimin e tij për forcimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Maqedonisë në interes të dy vendeve dhe perspektivës evropiane të rajonit.