Transmetuar më 08-09-2017, 15:09

Që në orët e para të mëngjesit, vranësirat dhe shirat do të jenë të pranishme pothuajse në të gjithë territorin e vendit, më të dendura shirat paraqiten në zonat veriore dhe qendrore ku herë pas here do të ketë rrebeshe. Orët e mesditës do të sjellin intervale të shkurtra me kthjellime.

Parashikohet që orët e pasdites të zhvendosin shirat drejt zonave malore përgjatë kufirit lindor duke lënë pjesën tjetër të vendit në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta. Edhe gjatë natës nuk priten ndryshime të dukshme të situatës meteorologjike.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në orët e mëngjesit por mesdita do të sjellë rënie të tyre.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det duke arritur shpejtësinë 40 km/h nga drejtimi Jugperëndimor. Për pasojë në det do të gjenerohet dallgëzim mbi 4 ballë.

Europa

Qarkullimi i masave ajrore të ngrohta dhe të lagështa me origjinë oqeanike do të bëjë që pjesa më e madhe e kontinentit të dominohet nga moti i paqëndrueshëm.

Konkretisht, vranësira dhe shira ku herë pas here do të jenë rrebeshe paraqiten: ishujt britanike, vendet e Europës qendrore si edhe vendet e Ballkanit.

Ndërsa dy ekstremet, Gadishulli Iberik si edhe gadishulli Skandinav do të jenë në ndikimin e motit të kthjellët. /b.l/noa.al/