Transmetuar më 09-09-2017, 14:59

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura do të karakterizojnë kushtet e motit në vendin tonë. Më të theksuara vranësirat paraqiten në zonat veriore duke rrezikuar shira të karakterit lokal.

Po ashtu, orët e pasdites mbeten në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë territorin e vendit, situatë e cila do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë të tyre gjatë orëve të mesditës.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi Jugor dhe Jugperëndimor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim mbi 3 ballë.

Europa

Ishujt Britanike dhe Europa qendrore do të ndodhen në ndikimin e një qendre me presion të uleët atmosferik si edhe kalimit të një sistemi frontal nga oqeani Atlantik drejt këtyre rajoneve duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë dominuese.

Po ashtu, rrebeshe shiu afat-shkurtër do të ketë në disa zona të Ballkanit. Ndërsa moti i kthjellët do të jetë dominues për gadishullin Iberik, gadishullin Skandinav si edhe vendet e Europës Lindore. /b.l/noa.al/