Transmetuar më 09-09-2017, 17:04

Ndërron jetë aktorja e njohur e kinematografisë shqiptare Hajrie Rondo.

Aktorja mjaft e dashur për publikun shqiptar u nda nga jeta në moshën 66-vjeçare.

Aktorja vuante nga një sëmundje e rëndë.

Rondo ka luajtur rreth 120 role në teatër dhe rreth 40 role në filma.

Aktorja e mirënjohur ka interpretuar në të gjitha gjinitë.

Ajo njihet për disa role si: “Përrallë nga e kaluara”, “Nëntori i dytë”, "Pesha e kohës", “Tifozët”, "Borxhliu", "Dashuri në krisma", "Gjithë fajet i ka paraja", etj.

Noa.al i shprehin familjarëve të të ndjerës Rondo, ngushëllimet më të ndjera./a.k/noa.al/