Transmetuar më 09-09-2017, 17:30

Shkenca me sa duket po ecën me hapa galopantë drejt sh[ikjeve të rendësishme.

E tillë është edhe një pajisje që mund të identifikojë sëmundjen e kancerit.

Një pajisje shumë efikase në formë lapsi mund të identifikojë kancerin për vetëm 10 sekonda, sipas shkencëtarëve të Universitetit të Teksasit.

Ata besojnë se kjo mund të ndihmojë sidomos për kryer më shpejt ndërhyrjet e nevojshme kirurgjikale.

Testet, të publikuara në “Science Translational Medicine” thonë se kjo metodë është 96% e sigurtë.

Lapsi “MasSpec” pritet të bëjë revolucion në identifikimin paraprak të llojeve të ndryshme të kancerit gjë që jep shpresë për shanse më të mëdha të kurimit të kësaj sëmundjeje të rëndë.